Nuk është çudi, por 10 vjet garanci!

Kur investon në rehati dhe cilësi, dëshiron siguri që zgjat. BrunoAir e di këtë — dhe për këtë arsye prezanton garancionin 10 vjet në klimë. Nuk është vetëm një numër; as premtim, është besim dhe përgjegjësi për çdo ditë që do të kalosh në një ambient duke iu siguruar temperatura ideale, pavarsisht motit. Është garancion 10 vjet.
Në një treg gjithnjë e më konkurrues, ku premtimet për cilësi shpesh mbeten në letër, BrunoAir e vërteton ndryshe: me 10 vite garanci të plote, për modelin Brunoair -30 oC. Ky model nuk është thjesht një kondicioner – është një investim i mençur për komoditetin dhe mirëqenien afatgjatë të çdo familjeje apo biznesi.
Falë teknologjisë së integruar, komponentëve premium dhe testimeve rigoroze të cilësisë, BrunoAir – 30 oC ofron performancë të lartë dhe jetëgjatësi të jashtëzakonshme. Sistemi inteligjent i kompresorit, filtrimi i avancuar i ajrit dhe dizajni modern e bëjnë këtë model zgjedhjen ideale për ata që kërkojnë rehati, kursim energjie dhe ajër të pastër gjatë gjithë vitit.

Ndryshe nga garancitë tradicionale 2 apo 3-vjeçare, BrunoAir ofron 10 vite garanci si shprehje të besimit të plotë në cilësinë e kondicionerit, e njohur në treg si klima e rekordeve. Kjo nënkupton 10 vite pa shqetësime, 10 vite ajër të pastër e temperaturë ideale, dhe mbi të gjitha — 10 vite siguri për investimin tuaj.
Kjo nuk është çudi. Është filozofia e BrunoTech: të ofrojë produkte që zgjasin, teknologji që frymëzon dhe garanci që dëshmon cilësinë.