75 Mall Live Search
11:55 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

S’është Dani Alves, por Armend Thaçi, mbrojtësi me më së shumti gola dhe asistime në Superligë

Prishtina këtë sezon ka qenë një nga ekipet më të forta në Superligë dhe po tregon formë fantastike.

Përveç sulmuesve që po bëjnë punën e tyre, në formë fantastike këtë sezon ka qenë edhe mbrojtësi anësor, Armend Thaçi, transmeton Indeksonline.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes askush s’ka qenë më efektiv se ai. Thaçi është mbrojtësi me më së shumti gola në Superligë, gjithsej 4 sosh.

Por, përveç golave, Thaçi ka qenë një “armë” e fshehët e Prishtinës me asistimet e tij.

Ai ka 10 asistime në Superligë, duke qenë mbrojtësi me më së shumti asiste këtë sezon. /Indeksonline/