10:31 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nuk është dita e Nishevcit, kosovari mposhtet nga serbi (Foto)

Kampioni i Kosovës, Herolind Nishevci ka pësuar dy humbje në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Kosovari së pari u mposht nga Ahmed Elasfar, 2 me 1 – kundërshtar ky që mposhti edhe Alvin Karaqin, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen e dytë në kategorinë 84 kilogram, Nishevci u mposht edhe nga karateisti serb, Slobodan Bitevic.

Siç duket kjo nuk ishte dita e kosovarëve, të cilët kanë pasur paraqitje të mira gjatë këtij viti në gara vendore dhe ato europiane./IndeksOnline/