75 Mall Live Search
17:17 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

”Nuk është e pamundur”, Batatina tregon cilat janë gjasat e Shqipërisë në Evropian

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në një intervistë për IndeksOnline, ka folur për kombëtaren e Shqipërsië dhe gjasat e kuqezinjëve në EURO 2024.

Ai tha se duke njohur trajnerin Sylvinho me frymën që ka sjellë në skuadër dhe kontigjentin e lojtarëve që ka Shqipëria, beson se kombëtarja e Shqipërsië mund të kaloj grupin pse jo edhe ta fitoj Evropianin.

”Nuk është më ajo koha që Italia di me lujt futboll s’di Shqipëria, nuk është më ajo koha që Kroacia di me lujt futboll s’di Shqipëria, nuk është më ajo koha që Spanja di me lujt futboll s’di Shqipëria, Informacionet e njëjta që i ka një trajner spanjoll i ka edhe Sylvinho. Kombëtarja shqiptare ka gjasa të kualifikohet më tutje, pse jo të jetë në garë për ta fituar edhe Evropiani”, tha mes të tjerash Batatina për IndeksOnline.

Më poshtë intervista e plotë: