“Nuk është hera e parë”, trajneri i Almerias i befasuar me atë që ndodhi sonte: Të gjithë e panë!

Skuadra e Real Madrid arriti një fitore të madhe ndaj Almerias me rezultatin 3:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.
Takimi u mbyll me shumë polemika, pasi skuadra e Carlo Ancelottit shënoi dy gola me ndihmën e sistemit VAR, shkruan Indeksonline
Trajneri i Almerias, Gaizka Garitano foli pas ndeshjes dhe u shpreh tejet i befasuar me atë se çfarë ndodhi sonte në “Santiago Bernabeu”.

“Të gjithë e panë këtë lojë sonte. Nuk është hera e parë që më ndodh kjo si sot këtu në këtë stadium. Nuk e di se çfarë të them më shumë”, ishin fjalët e trajnerit të Almerias
Kujtojmë që me këtë fitore, Real Madrid ngritët në pozitën e parë me 51 pikë, dy më shumë se Girona (49)./Indeksonline/