75 Mall Live Search
14:42 / E Diele, 03 Mars 2024 / Gj. Sh

Nuk është hokej por futboll, bora e madhe nuk ndalon ndeshjen e kampionatit amerikan (VIDEO)

Ndeshja e kampionatit amerikan, Real Salt Lake dhe Los Angeles Fc, është zhvilluar në kushte jo të mira për futboll.

Edhe bora e madhe nuk e ndaloi zhvillimin e ndeshjes, e cila përfundoi me fitoren 3-0 të vendaseve, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e luajt edhe pse fusha e stadiumit ishte e mbuluar me borë, e cila vazhdoi të binte deri në fund.

Loja u vonua me dy orë, dhe më pas filloi ku temperatura shënonte -9 gradë./IndeksOnline/