75 Mall Live Search
18:48 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / G T

Nuk është i suksesshëm si vëllai i tij, Filippo Inzaghi bëhet trajner i klubit të njohur

Filippo Inzaghi vazhdon punën si trajner pas largimit nga Salernitana në shkurt të këtij viti.

Inzaghi nga sot do të jetë trajner i klubit të njohur nga Italia, Pisa – e cila bën gara në Serie B, shkruan Indeksonline

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi në rrjetet sociale, të cilët i kanë uruar mirëseardhje ish-futbollistit të famshëm të AC Milanit.

Kujtojmë që Inzaghi nuk e ka suksesin e vëllait të tij Simone-s në rolin e trajnerit, por që ka një CV me vlerë edhe në këtë punë.

Ai ka qenë trajner i klubeve si, Milan, Bologna, Venzia, Benevento dhe Brescia./Indeksonline/