75 Mall Live Search
20:53 / E Diele, 28 Janar 2024 / Gj. Sh

Nuk është Jurgen Klopp, një tjetër gjerman kandidati potencial për t’u emëruar trajner i Barcelonës

Skuadra e Barcelonës në fund të këtij sezoni do të mbetët pa trajner, pasi Xavi njoftoi largimin.

Pas humbjes ndaj Villarrealit, Xavi në konferencë për media tregoi se ka vendosur të largohet nga ekipi katalunas në fund të sezonit 2023/24, shkruan Indeksonline

Gazetari, Christian Falk raporton se një trajner gjerman pritet të jetë në krye të Barçës nga fillimi i sezonit të ri.

Bëhet fjalë për Hansi Flick, i cili shihet si kandidati potencial për t’u emëruar në stolin e katalunasëve.

Kujtojmë që disa spekulime kanë qenë edhe për Jurgen Kloppin, ky i fundit si Xavi njoftoi largimin nga “The Reds” në fund të sezonit aktual./Indeksonline/