75 Mall Live Search
13:54 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / AR

Nuk është këngë, zbulohet bashkëpunimi mes Ledrit dhe Erës

Në një konferencë për media të mbajtur sot, IPKO zyrtarizoi bashkëpunimin me dy nga artistët më të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe Era Istrefi.

Ky partneritet shënon fillimin e një fushate të re kreative që synon të sjellë më afër artin, muzikën dhe teknologjinë për të rinjtë në Kosovë.

Të pranishëm në konferencë ishin përfaqësues të kompanisë IPKO, menaxheri Faton Shoshi si edhe vetë artistët, Era dhe Ledri.

No description available.

Shoshi tha se ky është një prej investimeve ndërkombëtare më të mëdha në Kosovë.

“Faleminderit që keni ardh, përfaqësues të mediave. Jam shumë i privilegjuar për këtë bashkëpunim. Ky është një prej investimeve ndërkombëtare më të mëdha në Kosovë dhe më të suksesshme”, u shpreh Fatoni.

No description available.

Ky bashkëpunim pritet të jetë interesant për klientët e IPKO-s gjatë muajve në vijim.

No description available.