20:32 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Nuk është koronavirusi, Tayna ka një ‘hall’ tjetër për vitin 2022

Tayna po qëndron në shtëpinë e saj në Prizren për shkak të përhapjes së COVID-19.

Por, si duket izolimi nuk ka ndikuar që të mbes prapa me projekte muzikore, pasi ajo thotë se ka 12 këngë ende të pa publikuara.

Përmes një Instastory, reperja e famshme ka thënë se është në hall se çfarë të bëjë në vitin 2022.

Ndërsa, duke u bazuar në këtë, tashmë një projekt i ri nga Tayna mund të jetë rrugës, e që padyshim pritet me padurim nga adhuruesit e saj të shumtë.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Lakmitare” që erdhi në bashkëpunim me reperin, Mozzik dhe pati një sukses të madh./Indeksonline/