75 Mall Live Search
10:26 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / G T

S’është ky sport i karatesë? Kjo ishte ndërhyrja brutale e lojtarit të Al Ittihadit mbrëmë

Skuadra e Al Ittihadit mbrëmë shënoi fitore 2:1 ndaj Al Nassr, duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Arabisë Saudite “King Cup”.

Në minutën e 49-të, skuadra e Al Ittihadit mbeti me një lojtar më pak në fushë, shkruan Indeksonline

Ishte lojtari, Al Julaydan që u ndëshkua me karton direkt të kuq.

Ai bëri një ndërhyrje brutale ndaj kundërshtarit, në stilin e një karateisti.

Dhe sigurisht që gjyqtari pa diskutuar fare, e ndëshkoi direkt me të kuq.

Por, Al Ittihadi arriti ta mposhtte Al Nassr-in edhe me një lojtar më pak, për t’u kualifikuar më tej në “King Cup”./Indeksonline/