75 Mall Live Search
13:02 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / L A

Nuk është lëndim serioz, ja kur do të kthehet Medon Berisha

Ylli i Kombëtares Shqiptare, Medon Berisha kishte pësuar një lëndim së fundi.

Ai në ndeshjen ndaj Pisas, ishte shoqëruar edhe me barrelë ku lëshoi fushën mes lotëve.

Mirëpo lëndimi i Berishës nuk po del të jetë aq serioz, pasi që ka vetëm një çarje të muskulit.

Ai do t’i kryejë testet mjekësore sërish pas dy ditëve, por në shenjat e para duket se do të jetë jashtë fushës për disa javë, maksimumi një muaj.

Berisha, kujtojmë se është një nga lojtarët më në formë në Serie A ku ka shënuar 2 gola në 12 paraqitje këtë sezon./IndeksOnline/