14:04 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / AR

Nuk është limoni apo uthulla! Ky përbërës shtëpiak është ideal për pastrimin e dritareve

Pastrimi i dritareve është një punë që, sado që nuk na pëlqen, herë pas here duhet ta bëjmë. Dhe kur flasim për pastrim, përmendim dhe mjetet që duhen. Uthulla përmendet më shpesh si një nga më efektivet. Mirëpo, në rrjetet sociale si mjet efektiv gjithnjë e më shpesh përmendet edhe çaji i zi.

Një përdoruese e rrjeteve sociale shpjegon se efektiviteti i çajit të zi është për shkak të përbërjes së tij, pra acidit tanik, i cili mund të “thyejë” edhe depozitat më kokëforta të yndyrës dhe papastërtive.“Nuk keni nevojë për sfungjer apo leckë, sepse me çaj është mirë të merrni gazeta dhe të pastroni.

Pasi t’i pastroni, shpëlani dritaret me ujë të nxehtë”, thotë ajo. Çaji nuk duhet të jetë i nxehtë, por pak i ftohur. Para se të filloni të pastroni, mos harroni të hiqni pluhurin nga dritaret dhe kornizat.