75 Mall Live Search
09:21 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

S’është Liverpooli skuadra më në formë, në Premier Ligë

Premier Liga gjatë kësaj jave zhvillon xhiron e fundit të sezonit, kampioni tashmë dihet.

Por, në 14 xhirot e fundit skuadra më në formë nuk ka qenë Liverpooli, e as Manchester City apo Manchester Unitedi, transmeton Indeksonline.

Ekipi që ka fituar më së shumti pikë në 14 xhirot e fundit është ekipi i Burnley.

Skuadra e Burnley ka fituar hiq më pak se 30 pikë në 14 xhirot e fundit duke qenë ekipi me formën më të mirë.

Liverpooli në 14 ndeshjet e fundit ka fituar 29 pikë, City 28-të dhe Unitedi 28-të.

Megjithëkëtë superecuri, Burnley nuk ka arritur që të siguronte vend që dërgon në garat evropiane./Indeksonline/

Image may contain: 1 person