75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 29 Mars 2021 / OSH

Nuk është Luana, është shoqja e saj Blerina

Blerina Kllokoqi është shëndrruar në bionden e momentit në showbizin shqiptar. Kreatorja e famshme shqiptare ka bërë një ndryshim në “look” që po vlerësohet nga fansat e saj.

E njohur për shoqërinë dhe afërsinë e saj me prezantuesen shqiptare, Luana Vjollcën, Blerina së fundi duket se po ngjason edhe në dukje me të pasi u bë bionde.

Kllokoqi-Rugova njihet si person mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Por, pavarësisht kësaj ajo mbetet një nga kreatoret më të përkushtuara e të suksesshme.

Së fundi, prezantuesja Blerona Zeqiri është veshur nga Blerina Kllokoqi dhe veshja e saj vërtet është për lavdatë./Indeksonline/