75 Mall Live Search
23:49 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Nuk është nata e Vinicus, ylli brazilian humb penalltin ndaj Venezuelës (VIDEO)

Vinicus Jr nuk po ia do me kombëtaren e Brazilit.

Futbollisti i Real Madridit ka pasur dy mundësi shumë të mira të shënoj gol ndaj Venezuelës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari fillimisht gaboi nga penalltia në minutën e 62-të, pasi gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar.

Më pas Vinicus kishte edhe një mundëi shumë të mirë, ku edhe pse ishte ballë për ballë me portierin u vonua të gjuaj dhe në fund vendosi të pastoj te bashkëlojtari i tij, por pa sukses./IndeksOnline/