75 Mall Live Search
11:25 / E Premte, 05 Korrik 2024 / G T

Nuk është në planet e Motta-s, Chiesa në shitje për vetëm 25 milionë euro

Skuadra e Juventusit është duke u bërë gati për sezonin e ri, me trajnerin, Thiago Motta.

Fabrizio Romano, gazetari italian raporton sot se sulmuesi i Kombëtares së Italisë, Federico Chiesa nuk përfshihet në planet e trajnerit Motta, shkruan Indeksonline

Andaj “Zonja e Vjetër” e ka vendosur futbollistin italian në tregun e transferimeve.

Shifra që kërkon Juventusi për italianin është vetëm 25 milionë euro, pasi kontrata e tij skadon në vitin e ardhshëm, 2025.

Të interesuar për Chiesan ka shumë klube, por agjenti i futbollistit është duke punuar për ta rehatuar mirë lojtarin italian./Indeksonline/