21:10 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / A. A

Nuk është Neymar, por Valon Berisha

Valon Berisha është bërë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të Reims në këtë edicion.

Mesfushori kosovar u transferua gjatë verës nga Lazio por në fillim hasi në vështirësi për tu adoptuar.

Megjithatë ai tashmë është duke kaluar formë të lartë dhe po vazhdon kontributin në rezultatet pozitive të ekipit francez.

Reims të mërkurën fitoi 3-1 në udhëtim te Bordeaux dhe Berisha luajti 83 minuta.

Gjatë ndeshjes ai pati një moment magjik, duke dribluar me stil një futbollist të Bordeux.

/Indeksonline/