Nuk është parë kjo më parë në boks, i ndodhi kushëririt të Benzemas, u fut në ring dhe ngriti dorën lart!

Boksieri algjerian, Newfel Ouatah ka sjellur momente që nuk janë parë në të kaluarën në boks.
Në meçin që po zhvillohej në Montreal, Ouatah me të nisur përballja u ul në gjunjë, e ngriti dorën lart dhe nuk pranoi të boksoj.
Rivali i tij, Simon Kean e goditi me boks në kokë, por për fat të mirë goditja nuk ishte aq e rëndë, shkruan Indeksonline.

Pas bisedës me Newfel Ouatah, arbitri u detyrua të pezullonte luftën dhe shpalli Simon Kean si fitues.
Boksieri algjerian shpjegoi se arsyeja e protestës së tij ishte vendimi i Federatës për të mos i mbuluar shpenzimet e lëndimeve apo pasojave të tjera nga boksi.
Ouatah është kushëriri i afërm i Karim Benzemas./Indeksonline/