13:19 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nuk është përrallë e gjysheve! Shkencëtarët zbulojnë se qumështi përkeqëson simptomat e ftohjes

Për shekuj me radhë, njerëzit kanë besuar se qumështi ose në përgjithësi produktet e qumështit përkeqësojnë gjendjen shëndetësore kur njerëzit kanë simptoma të ftohjes.

Megjithatë, përkundër asaj që besohej nga fjalët e plakave, kurrë nuk kishte ndonjë provë shkencore për ta mbështetur atë.

Por tani, hulumtimet kanë treguar për herë të parë se të pini qumësht mund të përkeqësojë simptomat- të paktën në pacientët të cilët tashmë kanë sekrecion të tepër të mukusit.

Mjekët thonë se këto gjetje erdhën si një surprizë e plotë, pasi prisnin që të ulnin poshtë “mitin” e lidhjes së qumështit dhe gëlbazës./Indeksonline/