75 Mall Live Search
18:50 / E Diele, 29 Maj 2022 / C E

Nuk është PSG, zbulohet e ardhmja e Zidane

Sipas informacioneve të trajtuara nga Telefoot, njeriu që bëri histori me Real Madridin nuk ka ndërmend të përballet me sfidën e PSG-së.

Arsyeja, sipas burimit të lartpërmendur, është se Zizou konsideron se projekti parizian nuk i garanton atij përfitimet konkurruese që ai i konsideron të përshtatshme.

Përveç kësaj, është sekret i hapur që Zidane pret të marrë përsipër nga miku i tij i mirë Didier Deschamps në krye të Kombëtares franceze.