Nuk është raketë por Almir Kryeziu – momenti i driblimit magjik nga ylli i Kosovës U21

Mesfushori i Arberisë, Almir Kryeziu dhuroi një paraqitje fantastike mbrëmë ndaj Turqisë U21, duel ky që Kosova e humbi me rezultat 3:0.
Edhe pse Kombëtarja jonë humbi shpresat për kualifikim tutje në Evropianin 2021, ishte Kryeziu që shkëlqeu me paraqitjen e tij, shkruan IndeksOnline
Më poshtë ne do t’u sjellim një moment kur mesfoshori ynë driblon bukur dhe pason për bashkëlojtarët, por askush nuk i përgjigjet asistit të tij.