Nuk është Rrahman Jashari! Qe kujt ia dha IndeksOnline çmimin e kryesindikalistit të vitit

Për herë të parë në histori të shtetësisë së Kosovës, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalur në protestë.
Nevoja për të pasur sigurim shëndetësor, kushte më të mira të punës, pajisje më të mira, të paguhen orët shtesë, e çështje të tjera, ka bërë që institucioni i sigurisë të pozicionohet në menyrë paqësore dy herë përpara objektit të qeverisë.
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, në një intervistë ekskluzive për IndeksOnline ka thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë për policët të dalin në protestë për të kërkuar plotësimin e kushteve bazë për punë.
“Nuk ka qenë aspak e lehtë për pjesëtarët e Policisë të dalin e të protestojnë. Ne besojmë se po të ishin plotësuar kërkesat tona, nuk do ishte e nevojshme fare të dilnim në protestë”, tha Zeqiri.
Për më shumë, ndiqni intervistën më poshtë: