75 Mall Live Search
14:10 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nuk është Venecia, Peja e mbuluar nga uji gjithandej

Qyteti i Pejës sot është vërshuar nga uji pas reshjeve të shiut.

Lagjja “Fidanishte”, është totalisht e bllokuar dhe qytetarët e kësaj ane nuk mund të qarkullojnë për shkak se rrugët nuk janë të kalueshme, transmeton Indeksonline.

Përveç kësaj lagjeje, edhe në pjesët tjera të Pejës gjendja është e rënduar. Uji tashmë ka hyrë në shtëpitë e shumë qytetarëve. /Indeksonline/