08:28 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nuk është vetëm kjo pamje, në një tavolinë tjetër ishin edhe dikur ‘të fortit e PDK-së’

Ndeja e mbrëmshme e Partisë Demokratike të Kosovës zgjoi interesim të madh tek mediet.

Përpos krerëve të PDK-së dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, aty i pranishëm ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Mirëpo, në një tavolinë karshi tyre ishin edhe zyrtarët e lartë që dikur kishin ndikim të madh në parti.

Bëhet fjalë për ish-shefin e grupit parlamentar, Adem Grabovcin dhe Nuredin Lushtaku, shkruan Indeksonline.