75 Mall Live Search
10:32 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

S’është Vjosa Osmani, kjo ishte gruaja e parë kosovare e nominuar për kryeministre

Vjosa Osmani po quhet si kandidatja e parë femër për kryemnistre në Republikën e Kosovës. Këtë e ka thënë sot edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa me një shkrim në Facebook.

Por, në fakt Osmani nuk është femra e parë e nominuar për këtë pozitë.

Mimoza Kusari ka qenë femra e parë e nominuar për kryeministre.

Koalicioni për Kosovën e Re”, i udhëhequr nga AKR-ja e Behgjet Pacollit e kishte nominuar për kryeministre në zgjedhjet e vitit 2010.

Në një prononcim për Indeksonline, Mimoza Kusari e ka konfirmuar se ishte femra e parë e nominuar për kryeministre.

“Po, unë kam qenë e nominuar në zgjedhjet e vitit 2010” ka thënë shkurt Kusari-Lila. /Indeksonline/