75 Mall Live Search
22:56 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / A. A

Nuk fitohet lehtë në ‘Teatrin i ëndrrave’, aty edhe Man Utd po vuan

Paris Saint Germaini e ka mposhtur Manchester United në Old Trafford 1-3, duke u hakmarrë për humbjen e pësuar në Paris disa javë më parë.

Neymar me dy gola dhe një tjetër Marquinhos i dhanë fitoren parisienëve, që e barazon në pikë nga 9 me anglezët që janë në vendin e parë.

Golin e vetëm për ‘Djajtë e kuqë’ e shënoi Marcus Rashford.

Java e fundit do të vendos për liderin e grupit.

Manchester United me Leipzigun ndërsa PSG me Istanbul Basaksehirin.

/Indeksonline/