17:26 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019

Nuk fshehen më, moderatorja shqiptare në shëtitje me të dashurin

Moderatorja shqiptare Arbana Osmani së bashku me partnerin e saj Eduart Grishaj po kalojnë momente të mira.

Çifti këtë vikend kanë vendosur ta kalojnë në Zvicër, ku edhe po shpërndajnë fotografi e video nga vendi përrallor, shkruan Indeksonline.

Arbana ka publikuar një fotografi, ku për buzëqeshjen e partnerit të saj ka disa fjalë.

“Buzëqeshja më e bukur”, ka shkruar Arbana.

Tani, ata janë së bashku në çdo vend, ku nuk mungojnë edhe përkrahjet që i bëjnë njëri-tjetrit.

Madje, Arbana shumë herë ka thënë se Eduarti ka qenë ndihma e saj më e madhe në të gjitha aktivitetet./Indeksonline/