75 Mall Live Search
21:05 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Nuk funksionon ngjyra e kuqe e semaforit në Prizren, qytetarët në hall

Qyteti i bukur i Prizrenit, në çdo stinë të vitit ka hijeshinë dhe veçantin e tij. Me një arkitekturë të veçantë e me pjesën e saj moderne është ndër qytetet më të bukura që ka Kosova.

Mirëpo ka diçka që nuk po shkon siç duhet kur bëhet fjalë për komunikacionin në këtë qytet kosovar. Në njërën nga rrugët e tij, semafori nuk funksion siç duhet. Kur bëhet koha për tu ndalur vetura e për tu ndezur drita e kuqe, një gjë e tillë nuk ndodh.

Ndërsa qytetarët që kanë dërguar në adresë të IndeksOnline këtë video, shprehën të shqetësuar se nga mos funksionimi i tij tash e sa ditë, ata rrezikojnë të marrin dënime nga ana e Policisë së Kosovës.

Derisa ngjyra e verdh dhe e gjelbër funksionojnë, e kuqja është jashtë funksionit.

IndeksOnline ju sjell pamje.