17:55 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nuk gabojnë City e Liverpool, fitore bindëse në transfertë

Të dyja skuadrat pretendente për titull, Manchester City dhe Liverpool, kanë shënuar fitore me rezultat bindës në transfertë.

Liverpool ka mposhtur Watfordin me rezultat 0-3, ndërsa City ka mposhtur West Hamin me rezultat 0-4.

Golat për “Reds” i shënuan Salah, Arnold dhe Firmino, ndërsa për “Citizens” Silva, Sterling dhe Sane (X2).

Me këto fitore Manchester City mban kreun në Premier Ligë, e ndjekur nga Liverpool e cila ka vetëm dy pikë më pak. /IndeksOnline/