21:29 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

Nuk gabon Besiktas, shpallet kampion i Superligës së Turqisë

Skuadra e Besiktasit është shpallur kampion i Superligës së Turqisë për sezonin 2020/21.

Besiktas arriti fitore të vështirë 1 me 2 kundër Goztepe, shkruan IndeksOnline

Në pjesën e parë, tifozët e ‘Beshikit’ patën frikë pasi rezultati ishte 1 me 1 dhe skuadra e Galatasarayt ishte në pozitën e parë.

Megjithatë, goli i Ghezzal në minutën e 69’të ia siguroi titullin skuadrës së tij edhe pse ka pikë të njëjta si Galatasaray, nga 84.

Në pozitën e dytë e mbylli Galatasaray, kurse në pozitën e tretë Fenerbahce me 82 pikë./IndeksOnline/