Nuk gjen qetësi, këngëtarja e njohur goditet në skenë nga fansat

Billie Eilish u godit në fytyrë me një objekt gjatë një performance të fundit në turneun e saj Hit Me Hard and Soft.
Teksa performonte në Desert Diamond Arena në Arizona të premten, ylli 22-vjeçar i popit u godit me një byzylyk, transmeton Indeksonline.
Incidenti ndodhi ndërsa Eilish u ul këmbëkryq në skenë dhe performoi baladën emocionale nga filmi Barbie, “What Was I Made For?”.
Në pamjet e publikuara nga fansat shihet këngëtarja duke lëvizur kokën pas goditjes në fytyrë nga byzylyku. Por shumë shpejt ajo vazhdoi të këndonte dhe hodhi gjerdanin mënjanë e zhgënjyer./Indeksonline/