75 Mall Live Search
12:04 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nuk heq dorë, Bella Hadid i rikthehet ish të dashurit?

Bella Hadid kryqëzoi rrugët me ish të dashurin të premten, pasi ata u ribashkuan në prapaskenë gjatë provave për MTMA VMA 2020 në New York.

Modelja, 23 vjeçare, la pak vend për imagjinatë ndërsa veshi një bluzë të tejdukshme dhe pantallona të zi, dhe burimet e DailyMail thanë se ata janë në ‘gjendje të mirë’ pasi u panë me njëri-tjetrin në prapaskenë, shkruan Indeksonline.

Bella dhe The Weeknd fillimisht u ndanë në Gusht 2019 dhe fajësuan oraret e ngjeshura për arsyen pse lidhja e tyre u shua.

Sipas një personi të brendshëm, në provat e VMA, supermodelja Bella u pa në vendin e xhirimeve në NYC të njëjtën ditë kur artisti fitues i çmimit Grammy, The Weeknd – emri i vërtetë Abel Tesfaye – përfundoi provat për performancën e tij të ardhshme.

Ata ishin në rregull me njëri-tjetrin, u takuan në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë”, zbuloi një person i brendshëm, duke shtuar se dyshja ende duket se janë në marrëdhënie të mirë”.

Modelja u fotografua më pas rrugës me një veshje elegante dhe të ekspozuar, në vend që ta mbështjellë rreth veshëve, Bella vendosi të mbante maskën e saj të zezë para fytyrës.  

Ëeeknd është nominuar për gjashtë çmime dhe është planifikuar gjithashtu të interpretojë, ndërsa Bella është konfirmuar si prezantuese. 

Padyshim që do të jetë interesante të shihet nëse Bella do të paraqesë ndonjë çmim, pasi thjesht mund të rezultojë në një ribashkim në ekran për ish të dashuruarit./Indeksonline/