75 Mall Live Search
15:32 / E Martë, 14 Qershor 2022 / B O

Nuk i futi në pagën minimale, Ministria e Hekuran Muratit ka një njoftim për veteranët

Kategoria e veteranëve të luftës është zhgënjyer tej mase lidhur me votimin në Kuvend të projektligjit për pagën minimale ku përjashtohen si kategori nga rritja e pagës.

Pak kohë pas votimit në Kuvend, Ministria e Financave ka rikujtuar pagesat e skemave dhe ndryshimin e datave të tyre, përfshirë veteranët.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton të gjithë përfituesve ndryshimin e datave të pagesave. Duke filluar nga ky muaj, pagesat e këtyre skemave do të ekzekutohen si në vijim:
🔸Me datë 15 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale dhe skemat pensionale që nuk kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK;
🔸Me datë 20 të çdo muaji do të ekzekutohen pensionet e veteranëve dhe pensionet tjera që kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK (pensionet e Trepçës dhe ato familjare);
🔸Me datë 24 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës;
🔸Me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë;
🔸Me datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe masat tjera të veçanta nga Pako e Ringjalljes Ekonomike’