Nuk i kryen punë as çatia e mbyllur, Arsenali e mposht Realin edhe në ”Bernabeu”

Kampioni në fuqi, Real Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionve.
Klubi mbretëtor humbi edhe ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Arsenalit, ku pësoi humbje në ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.
”Topçinjët” kaluan në gjysëmfinale, me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Reali u fut në këtë përballje duke shpresuar të përmbyste rezultatin, por shumë shpejt u njoftua me realitetin e hidhur.
Në minutën e 13-të, skuadra londineze fitoi një penallti, por Bukayo Saka gaboi nga pika e bardhë, pasi gjuajtja e tij u prit nga Thibaut Courtois.
Saka përmirësoi gabimin pasi shënoi golin e epërsisë për Arsernalin, në minutën e 65-të.
Pas dy minutave, Vinicus Junior riktheu barazpeshën në ”Bernabeuu’.
Kur të gjithë po e prisnin fundin e ndeshjes, në skenë doli Gabriel Martinelli, i cili shënoi golin e fitorës për ”topçinjët.
Në gjysëmfinale, Arsenali d0 të përballet me PSG-në./IndeksOnline/