75 Mall Live Search
23:10 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nuk i mjaftojnë njerëzit, McGregor sfidon edhe tigrin (Video)

Ky është momenti kur ylli i MMA-së Conor McGregor njihet me botën e egër të Rusisë gjatë një udhëtimi të ditëve të fundit për të parë finalen e Kupës së Botës duke shtrënguar, ushqyer dhe më pas duke pyetur nëse mund të bënte mundje me të.

The Notorious ka qenë në Rusi për të parë finalen mes Francës dhe Kroacisë dhe është takuar edhe me të parin e shtetit Vladimir Putin.

Pas ndeshjes, luftëtari i UFC është takuar me grabitqarin e madh, i cili kontrollohej nga një litar.

Pasi e mori me të mira, duke e ushqyer, ai ka postuar një pyetje: “A mund të bëj mundje me të?”

Mbase McGregor ka dashur të kopjojë rivalin e tij rus Khabib Nurmagomedov, i cili njihet për mundjet që bënte me arinjtë e vegjël kur ishte akoma një fëmijë.