75 Mall Live Search
11:06 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / KV

Nuk i ndalet patrullës së policisë dhe shkakton aksident trafiku, në Ferizaj

Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndërmarrë veprime ndaj një personi për disa kundërvajtje në trafik.

Më 05.01.2026, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, personi E.A. (17 vjeç), duke lëvizur me automjetin VW Golf me targa vendore, nuk është ndalur në shenjën stop të dhënë nga policia.

Më pas, duke vazhduar lëvizjen, në rrugën magjistrale në fshatin Bibaj të Ferizajt, ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale, duke u përplasur me një automjet tjetër.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se i dyshuari nuk posedonte patentëshofer, ndërsa automjeti që drejtonte ishte i paregjistruar, me afat regjistrimi të skaduar që nga 13.10.2024.

Për këto kundërvajtje, policia ka ndërmarrë këto masa:-150 euro gjobë për mosndalje në shenjën “STOP” të policisë-250 euro gjobë për shkaktim të aksidentit të trafikut- 200 euro gjobë për drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit- Është inicuar rast për gjykatë për kundërvajtje për drejtim të automjetit pa patentëshofer si edhe automjeti është konfiskuar përkohësisht.

Policia Rajonale e Ferizajt u apelon të gjithë qytetarëve që të mos drejtojnë automjete pa patentëshofer dhe të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.