10:07 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Nuk i ndalet policisë në kufi, arrestohet një person në Qafë Prush

Është arrestuar një i dyshuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Prush, pasi i njëjti me veturën e tij nuk është ndalur në kufi dhe ka rrezikuar zyrtarët policor që ishin në detyrë.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të enjten rreth orës 17:00, transmeton IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/