23:24 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nuk i ndodhi asgjë femrës që sonte iu rrotullua vetura, ajo shihet duke ecur (Video)

(I plotësuar)-Aksidenti i rëndë i cili ndodhi para pak minutave në hyrje të Orllatit del të jetë pa persona të lënduar.

Madje në një video të dërguar në Indeksonline shihet edhe vozitësja e veturës që u rrotullua.

Ajo ndër të tjerash flet shkurtë duke thënë se ajo ka qenë duke vozitur por që nuk i ka ndodhur asgjë.Vajza në fjalë, vozitëse e veturës së rrotulluar shihet në gjendje të rregullt, duke tentuar të telefonojë dikë./Indeksonline/

……………………………………………………………….

Aksident i rëndë në dalje të autostradës, njëra veturë rrotullohet (Foto/Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në dalje të autostradës ‘Ibrahim Rugova’ saktësisht në hyrje të fshatit Orllat.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku të përfshira në aksident janë dy vetura.

Njëra prej veturave ka përfunduar tërësisht e rrotulluar. Nuk dihet ende për të lënduar përderisa dëmet material vërehet të jenë të larta.

Duhet përkujtuar që pas reshjeve të shiut sonte në vend janë shkaktuar edhe aksident por edhe kolona të gjata në pothuajse çdo anë./Indeksonline/