Nuk i pasoi topin, momenti kur Cole Palmer i “çartet” Nicolas Jacksonit

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore 2:0 ndaj Fluminenses, duke siguruar finalen e Kupës së Botës për Klube.
Në minutën e 80-të, Nicolas Jackson pati një shans të mirë për të shënuar golin e tretë, por dështoi, shkruan Indeksonline
Sulmuesi senegalez mundi të pasonte te bashkëlojtari i tij, Cole Palmer, i cili ishte i vetmuar para portës kundërshtare.
Por, pasimi nuk erdhi dhe për këtë arsye mesfushori anglez u “çart” ndaj bashkëlojtarit të tij.
Ai goditi shtyllen me këmbë dhe më pas filloi t’i bërtiste.
Nicolas Jackson mund të largohet nga “blutë” e Londrës gjatë afatit kalimtar të verës, pasi tashmë Chelsea në sulm ka Joao Pedron dhe Liam Delap./Indeksonline/
2-0 up in a supposed “friendly”, but Palmer was absolutely furious with Jackson for not passing for a tap-in.
— CFCDigest (@CFCDigest) July 8, 2025
We’ve got our Chelsea back.
pic.twitter.com/stragNXFBX