75 Mall Live Search
16:01 / E Diele, 17 Mars 2024 / Gj. Sh

Nuk i pëlqeu zëvendësimi, El-Nesyri për pak se nuk e rrah trajnerin (VIDEO)

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit spanjoll mes Sevillas dhe Celta Vigos.

Në momentin kur Sanchez Florez e largoi nga loja futbollistin Youssef En Nesyri, marokenit nuk i pëlqeu ky vendim dhe doli i tensionuar nga fusha.

Florez nisi ta qortoj për veprimet e tij, e më pastaj En-Nesyri u zgjua nga bankina dhe për pak sa nuk e goditi trajnerin e tij, por aty ndërhyri Lucas Ocampos i cili qetësoi situatën./IndeksOnline/