10:34 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / V R

Nuk i pengon aspak, e fejuara dhe vajza e aktorit të njohur kanë të njëjtën moshë

Aktori suedez Dolph Lundgren, i njohur më së shumti për rolin në filmin “Rocky 4” ka folur së fundmi për marrëdhënien me të fejuarën 38 vite më të re, Emma Krokdal.

Teksa u shpreh se e fejuara ka të njëjtën moshë me të bijën, ai shtoi “më ka ndryshuar jetën”.


Lundgren u takua me instruktoren personale norvegjeze Emma Krokdal në palestër në 2019.”Pas lidhjes sime të fundit, doja të isha vetëm për t’u rikuperuar. Pastaj erdhi Ema, unë kuptova se të rinjtë kanë një perspektivë më të freskët për jetën. Në këtë moshë, ndihem me fat që kam dikë si Ema në jetën time.”, tha aktori.


Ai shtoi se ndajnë të njëjtin pasion pas ushtrimeve. “Emma më mëson atë që nuk e di. Sepse ajo ka një perspektivë të re mbi programet e ushtrimeve. Kur kam punuar me Stallone në vitet 1980, mirëkuptimi për këtë çështje ishte shumë i ndryshëm.”, shtoi aktori.