75 Mall Live Search
20:00 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Nuk i përballon dot të nxehtit të këtyre ditëve në Prishtinë, lë hapur dyert e veturës gjatë vozitjes

I nxehti që po mbretëron në vendin tonë gjatë tërë kësaj jave, e ka bërë të vështirë qëndrimin brenda hapësirave të mbyllura.

Madje as klima, që mund të lëshohet brenda veturave e shtëpive nuk po kryen punë.

Njësoj ka ndodhur edhe me një qytetar që po voziste në rrugët e Prishtinës gjatë ditës së sotme, e i cili si metodë alternative ka vendosur të përdorë hapjen e dyerve të veturës gjatë vozitjes.

Sigurisht që një veprim i tillë nuk është i lejuar por ja që nxehtësia e papërballueshme e bën të vetën.

Më poshtë ju sjellim pamje: