75 Mall Live Search
09:06 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / Blerim

Nuk i përshëndeti dy gjyqtarët – FIFA shpjegon sjelljen e zyrtarit te Katarit

Zyrtari i lartë i Katarit Sheik, Joaan bin Hamad bin Khalifa Al-Thani është kritikuar për sjelljen e tij pas finales së Kupës së Botës për Klube.

Thuhet se ai ka refuzuar të përshëndesë dy gjyqtare, kështu FIFA e ka komentuar këtë rast dhe ka dhënë një arsye, përcjellë IndkesOnline

“Dy gjyqtaret, si dhe disa lojtarë dhe zyrtarë të ekipit, kaluan pranë dhe nuk iu afruan të gjithë njerëzve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve,” tha FIFA të Premten në mbrëmje pasi gazeta Bild raportoi në lidhje me këtë rast.

Neuze Back dhe Edina Alves Batista ishin gratë e para që u emëruan të ndajnë drejtësinë në Kupën e Botës për Klube.