75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / AR

Nuk i shkoi gjatë/ E virgjëra e ‘Për’puthen’ ndahet nga i dashuri

Sindi Loci e cila u prezantua në emisionin e dashurisë si e virgjër, i ka dhënë fund lidhjes së saj.

Kështu ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në rrjetin social, shkruan Indeksonline.

Ish-konkurrentja ka ndarë një postim duke shkruar: Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim.

Pastaj ndau një imazh tjetër duke shkruar:  Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”, shkruhet në postim.

Sindi i ka bërë tag mamasë së saj duke shkruar “E urrej kur ke gjithmonë të drejtë”, duke lënë të kuptohet se ajo mund ta ketë paralajmëruar që më parë të ketë kujdes./Indeksonline/