75 Mall Live Search
15:07 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / L A

Nuk i zgjati aventura, Monza shkarkon Nestën

Aventura e Alessandro Nestës te Monza nuk zgjati shumë.

Ish-mbrojtësi legjendar, është shkarkuar nga skuadra e Monzës pas humbjes së mbrëmshme ndaj Juventusit.

Nesta, mori drejtimin e Monzës në qershorin e këtij viti ku zëvëndësoi Rafaelle Palladinon, i cili u largua drejt Fiorentinës.

Monza, në këtë sezon gjendet në fund të tabelës në “Serie A” me vetëm 10 pikë./IndeksOnline/