14:31 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nuk i zgjati Fifit, bashkëpunëtorja e saj përkrah Tayna-n (Foto)

Ditë më parë këngëtarja kosovare Filloreta Raçi e njohur si Fifi lansoi projektin muzikor ‘Habibi’ që e solli në bashkëpunim me këngëtaren marokene Lamar.

Në pjesën e saj, Fifi i ka drejtuar një diss reperës së talentuar kosovare , Tayna.

”S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë/ mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon”, është një pjesë e këngës së Fifit që mendohet se i drejtohet reperes, sepse kjo e fundit në këngën “Columbiana” repon: ”Beli qaq i hollë dy kollona me i qit”.

Por Fifi siç duket nuk ia arriti qëllimit dhe nuk i zgjati shumë, pasi që është pikërisht bashkëpunëtarja e saj që e solli duetin e fundit, ajo që po përkrah Tayna-n.

Në një instastory të reperes nga Prizreni mund t’i shihni dy artistet ndërsa shkruhet:

‘Ti m’bon diss po njerzt e din realitetin edhe n’fund fiton ma i miri’.


Ndryshe Tayna para pesë ditësh lansoi projektin muzikor ‘Fake’, që brenda javës u shëndrrua në hit, ku deri më sot ështe klikuar në kanalin ‘Youtube’ mbi 2.4 milion herë./Indeksonline/