Nuk i’a del në Europë, Krasniqi rikthehet në Malajzi
Ish sulmuesi i klubit futbollistik Kedah, kosovari Liridon Krasniqi, që nga sezona e kaluar është në kërkim të një klubi të ri pasi që i kishte dhënë lamtumirën klubit nga superliga e Malajzisë.
Ai ka gjetur klubin e tij të ri. Futbollisti nga Kosova sot ka marrë rrugë për në shtetin e Malajzisë.
Krasniqi është afër marrëveshjes me klubin Pahang FA, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori kosovar kishte luajtur në Malajzi tek klubi Kedah FA por gjatë vitit të kaluar ishte larguar nga klubi për shkak të skadimit të kontratës.
Krasniqi ishte vënë në kërkim të një klubi të ri në Europë, me objektivat në Francë dhe Gjermani por nuk i’a doli.
Kujtojmë që kosovari ka gjasa të luajë edhe për Kombëtaren e Malajzisë pasi që trajneri i Kosovës Bernard Challandes nuk e ka ftuar ende në Përfaqësuesen e Kosovës./IndeksOnline/