Nuk ia del treshja e Kosovës, Dortmundi i jep leksion Hoffenheimit
Skuadra e Borussia Dortmundit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Hoffenheimit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Bundesliga të Gjermanisë.
Golat për “BVB-në” i shënuan: Brandt dhe Schlotterberg, shkruan Indeksonline

Për skuadrën mysafire luajtën nga minuta e parë tre futbollistët e Kosovës: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
Hajdari dhe Avdullahu luajtën gjithë ndeshjen, kurse Asllani u zëvendësua nga Kramaric në minutnë e 62’të.
Dortmundi me fitore shkon në kuotën e 28 pikëve në pozitën e 3-të, kurse Hoff’ mbetet në pozitën e 5-të me 23 pikë./Indeksonline/


