10:29 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Nuk ia dha numrin e telefonit, djaloshi rrah femrën që e injoronte

Ngacmimet në rrugë nga gjinia mashkullore janë diçka pothuajse e zakontë për femrat, e sidomos kur ato janë të bukura.

Por, jo gjithmonë komplimentet në rrugë dhe ngacmimet përfundojnë mirë, transmeton Indeksonline.

Një pasagjere në metron e Kinës Qendror u përballë me një mashkull pervers i cili me ngulm tentonte të arrij diçka.

Ai me këmbëngulësi i kërkonte numrin e telefonit pasagjeres së ulur në tren, por e cila e injoronte atë dhe nuk dëshironte t’ia jap numrin.

Dikur, durimit të tij i vije fundi dhe papritmas fillon ta rrah pasagjeren e heshtur.

Pasagjerët tjerë që ishin ulur mbetën të habitur nga ky gjest i tmerrshëm i djaloshit, i cili pasi goditi disa herë femrën e ulur në karrige, del shpejt nga metroja dhe ikën. /Indeksonline/